Putin urdhëroi një armëpushim dhe u bë pishman

Pasi Ukraina refuzoi bisedimet, operacioni ushtarak rus vazhdoi, tha Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se udhëheqësi rus Vladimir Putin kishte urdhëruar ndalimin e sulmeve në prag të bisedimeve në Minsk dje, por se ato kishin rifilluar sepse Ukraina kishte refuzuar të merrte pjesë.

“Dje pasdite, në lidhje me negociatat e pritshme me udhëheqjen ukrainase, presidenti rus dhe komandanti i përgjithshëm urdhëruan ndalimin e avancimit të forcave kryesore të trupave ruse”, u tha Peskov gazetarëve sot.

Peskov ka shpjeguar se për këtë arsye nuk ka pasur ndalim të luftimeve, të cilat janë zhvilluar në disa lokacione.

“Dje, presidenti rus urdhëroi ndalimin e sulmeve nga forcat ruse në pritje të negociatave me udhëheqjen ukrainase. “Vërtetë, luftimet vazhduan aty ku pati përleshje me nacionalistët dhe banditë që përdornin makina dhe kamionë të ngjashëm me xhihad-mobile, vetëm tani të quajtur Bander-mobile”, tha ai.

Peskov komentoi edhe sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë, duke thënë se ato masa janë shumë serioze, por se Moska është e gatshme. Ai theksoi se Rusia po merr të gjitha masat për të mbajtur funksionimin e ekonomisë së vendit.

“Kur vjen puna për t’iu përgjigjur atyre sanksioneve, së pari duhet të bëjmë një analizë për të koordinuar masat tona që janë në përputhje me interesat e Rusisë”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button