Qëndrim Rijani sjell “Tri motrat” e Çehovit në Teatrin Shqiptar (VIDEO)

Qëndrim Rijani sjell "Tri motrat" e Çehovit në Teatrin Shqiptar (VIDEO)

Teatri shqiptar se shpejti do të sjell pemierën e radhës. Bëhet fjalë për “Tri motrat” e Çehovit që vihet nën interpretimin regjisorial të regjisorit Qëndrim Rijanit, shkruan Alsat.

Tri motrat Prozorov janë dhe rolet boshte rreth të cilave sillen ngjarjet:

Olga motra e madhe që e luan Amernis Nokshiqi , Masha – që e luan  Xaka Jonuzi dhe motra e vogël Irina –  që e luan Sabina Memishi

Në role tjera vinë:

Andrea-Arben Rasimi

Natalia-Sara Bajrsmi

Anfisa-Drita Kaba Karaga

Çebutikini-Adem Karaga

Kulligini- Hamdi Rashidi

Vershenini-Fisnik Zeqiri

Tuzenbahu-Dritero Ame

Solioni-Abedin Aliji

Fedotiku-Rrahim Ramadani

Rodeja-Mentor Kurti

Aleksej-Genci Mirzo

Ferraponti-Hetem Etemi

Kompozitor:  Trimor Dhomi

Koreograf : Artan Ibershimi

Kostumografe Maria Papuçevska

Skenograf:  Bujar Muça

Tri motrat është e treta nga katër dramat kryesore të Anton Chekhov dhe ndoshta  më e përsosura e gjenisë së tij artistike. Ai jep kronikën e fatit  për tre vjet e gjysmë  të katër fëmijëve të një koloneli të vdekur së fundmi në ushtrinë ruse: Irina e ëmbël, më e reja dhe më mbresëlënëse; Masha e stuhishme, e cila është bllokuar në një martesë pa dashuri;  Olga praktike , e cila nuk  rrêmbehet kollaj ; dhe vëllai i tyre Andrei, romanca e pamenduar e të cilit sjell telashe  dhe lojërat kompulsive te fatit bëjnë kërdinë në financat e familjes dhe përfundimisht i detyrojnë ata të largohen nga shtëpia e tyre.

Të lodhur nga  qyteti i vogël, Prozorovët dëshirojnë të kthehen në Moskë, metropolin plot gjallëri që lanë njëmbëdhjetë vjet më parë. Fatkeqësisht, të zhgënjyer nga fati, borxhi dhe zakonet shtypëse të jetës së tyre të përditshme, ata kurrë nuk janë në gjendje të arrijnë atje. Personazhe të tjerë të gjallë të plotësojnë kastin — duke përfshirë një grup ushtarësh, mbërritja në qytet  e të cilëve në aktin e parë është një shkak për festë dhe largimi i të cilëve në aktin e fundit është një shkak për trazim.

“Tri Motrat” janë të mbushura me konflikte  dhe emocione, përfshihen në  afera të trazuara dashurie.

Rrethe vicioze marrëdhëniesh.

Një zjarr që shkatërron qytetin e afërt dhe një duel që përfundon me vdekjen e një personazhi kryesor.

Na ndiqni pêr datên e premierês në faqen e teatrit shqiptar.

Ata vinë së shpejti. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button