Qeveria ditëve në vijim do ta dorëzojë propozimin për kryeprokurorin e ri në Kuvend

Qeveria ditëve në vijim do ta dorëzojë propozimin për kryeprokurorin e ri në Kuvend

Gazetar: Petar Çaushevski

Nga Qeveria informojnë se pasi të përfundojnë procedurat formale-juridike, ditëve në vijim do ta dorëzojnë në Kuvend propozimin që Nenad Saveski të jetë kryeprokuror, për votim në Kuvend. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nga analiza e biografisë së Saveskit dhe konkluzionet e Këshillit të Prokurorëve u erdh deri te përfundimi që të mbështetet pikërisht ai.

 “Unë personalisht nuk e njoh Nenad Saveskin, por nga ajo që pashë në biografinë e tij dhe nga pyetjet e bëra, vlerësojmë se ai mund të jetë prokuror i mirë, madje të mos them i shkëlqyer, si Prokuror i ri i publik shtetëror,” deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Nenad Saveski, që nga viti 2016 është gjykatës në Gjykatën Themelore Penale-Shkup, në Departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion. Ai është ligjërues në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë, ndërsa më parë ka qenë prokuror publik në Shkup dhe Gostivar. Në opinion është i njohur për gjykimin e përsëritur të lëndës për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, si dhe ka vendosur në procedurën paraprake për rastin e njohur si “27 prilli”, kur një pjesë e të dyshuarve u çuan në paraburgim dhe arrest shtëpiak. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button