Qeveria: Do të ketë qëndrim ditor në shkolla

Në shkollat fillore ku do të ketë mësim me prani fizike, do të ketë edhe qëndrim ditor. Ky vendim u mor sot nga qeveria me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive. “Miratohet organizimi i qëndrimit të zgjatur të nxënësve në shkollat fillore për klasat që do të fillojnë mësimin me prani fizike, me rekomandim që qëndrimi i zgjatur të realizohet dhe organizohet me nxënës të së njëjtës paralele dhe të njëjtës klasë, pa përzierjen e klasave dhe paraleleve të ndryshme” njoftuan nga Qeveria. Qeveria gjithashtu pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive të fillojnë me punë qendrat ditore të kujdesit për personat me aftësi të kufizuara edhe atë me respektimin e plotë të masave.

LEXO EDHE:

Back to top button