Qeveria do t’i reduktojë vaktet në mensat e studentëve për të kursyer para, këto janë masat tjera

Qeveria do t'i reduktojë vaktet në mensat e studentëve për të kursyer para, këto janë masat tjera

Gazetar: Ile Petrevski

Nuk kanë të ndalur reagimet nga sindikatat dhe opinioni, pas publikimit të dokumentit qeveritar për kursimet në sektorin publik, shkruan Alsat.

Përveç uljes së pagave të administratorëve dhe nëpunësve publik, në dokument thuhet qartë se Qeveria seriozisht do t’i “shtrëngojë masat”.

Sipas Sindikatës, kjo pjesërisht paraqet shkelje të të drejtave të punës dhe vendos rregulla në kundërshtim me kushtet elementare të punës.

Në pjesën e institucioneve arsimore, Qeveria synon të rrisë numrin e paraleleve që do të mësojnë në një klasë, të ulet lartësia e bursave që marrin studentët dhe të ketë ndryshim në sasinë e ushqimit nga mensat e studentëve.

Racionalizimi i shpenzimeve në MASH:

– harmonizimi i numrit të nxënësve dhe paraleleve me numrin e personelit arsimor;

-racionalizimi i shpenzimeve duke rishikuar bursat;

-ripërcaktimi i sistemit të vendosur për realizimin e vaktit të studentëve;

Nga Konfederata e sindikatave të lira, ku bëjnë pjesë të punësuarit në institucionet publike, thonë se nëse Qeveria i anulon marrëveshjet kolektive të nënshkruara nga punonjësit dhe nëse do ato kanë fuqinë e ligjit, pagat sigurisht që do të ulen.

“Është e qartë se Qeveria nuk dëshiron ta përmbushë detyrimin që ka nga Ligji për pagën minimale, por edhe aty ku punëdhënësit kanë guxuar të nënshkruajnë marrëveshje të tillë kolektive dhe t’i rrisin pagat, para se gjithash në vetëqeverisjen lokale, duan t’i ulin”, tha Bllagoja Rallpovski, kryetar i KSL.

Sindikalistët pretendojnë se autoritetet kanë publikuar qëllimisht dokument të paqartë me dy kuptime për të manipuluar me opinionin.

“Kjo u jep të drejtën atyre që nga kjo masë energjetike të bëjnë masë jopopullore të paparë për t’i ulur pagat, për t’i larguar punëtorët. Kjo nuk do të sjellë efekt të mirë në buxhet, por do të shkaktojë revoltë sociale”, u shpreh Bllagoja Rallpovski, kryetar i KSL.

Madje, Qeveria caktuar Sekretariatin e përgjithshëm për të monitoruar procesin e zbatimit të këtyre dispozitave. Në të kundërtën, autoritetet shtetërore duhet të kursejnë energji elektrike, do të duhet t’i ulin faturat e telefonit, shpenzimet e automjeteve zyrtare dhe udhëtimeve dhe numrin e njerëzve që shkojnë në takime të ndryshme./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button