Qeveria e Kosovës largon kufizimin e lëvizjes

Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat si dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e këtyre masave. Me këtë vendim, për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objektet e fakulteteve, me prani fizike dhe jo online. Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomikë në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00.

LEXO EDHE:

Back to top button