Qeveria ende nuk e di sesi do të subvencionojë kompanitë e prekura nga kriza

Qeveria ende nuk ka model të saktë sesi të vazhdohet masa e subvencionit të rrogave për kompanitë e prekura nga kriza e  Kovidit. Zëvendëskryeministri i Ekonomisë, Fatmir Bytyqi siguron se brenda dy ditwve në bashkëpunim me Odat ekonomike dhe sindikatën, do të përcaktojnë mënyrën më të mirë për zbatimin e masës përmes mënyrës ekzistuese të subvencionimit të rrogave ose kredive pa interes. Në prill, nga arka e shtetit janë ndarë subvencione për rrogat për 128 mijë punëtorë, ndërsa në fund të vitit të kaluar ky numër është përgjysmuar.

Numri i punëtorëve që u mbështetën me rroga nga muaji në muaj shënoi rënie. Dhe në muajin dhjetor kur u bë muaji i gjashtë i subvencioneve siç i quajnë në ekonomi, arritëm  60 mijë punëtorë që janë mbështetur  nga masa për subvencionimin e rrogave. Kjo tregon se numri i kompanive që janë prekur drejtpërdrejt nga kriza e Kovidit ose ka rënë ose rënia nuk është më shumë se 30 përqind.”

Nga ndihma e paralajmëruar prej një miliard euro për ekonominë dhe qytetarët, deri tani janë shfrytëzuar 350 milion euro. Lideri i VMRO – DPMNE-së vlerëson se është e papranueshme që realizimi i ndihmës të jetë vetëm 35%. Mickoski kërkon që masa për subvencionimin e rrogave të vazhdojë.

Nuk kanë para. Paratë i ruahjnë për ryshfet. Për kartela e kështu me radhë. Prandaj nuk duan ta ndihmojnë ekonominë me ndihma për rrogat, por duan të japin kredi. Nuk kanë para, ndërsa gënjejnë se po ndihmojnë dhe këtë vetë e konfirmuan kur thanë se e kanë futur në borxh Maqedoninë për rreth një miliardë, ndërsa si ndihma kanë shpërndarë 350 milion euro. Dikush sot menjëherë duhet të japë dorëheqje.”

Në paralajmërimet se Qeveria po shqyrton mundësinë në vend të subvencionimit të rrogave të ndajë kredi pa interes reaguan nga komuniteti i biznesit dhe sindikatat, nga ku theksuan se shumë kompani nuk do të marrin ndihma dhe ekziston rreziku i largimit të punëtorëve. Pakoja e re e ndihmave është e pesta me radhë. Pritet të publikohet javën e ardhshme, megjithëse duhej të ishte gati në fund të janarit.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button