Qeveria në detyrë e Kosovës ndan 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UÇK-së

5, 6 dhe 7 mars mbahet manifestimi gjithë-popullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Për organizimin e Epopesë së UÇK-që, Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur paraditen e së enjtes ka ndarë 40 mijë euro. Në po të njëjtën mbledhje është formuar edhe këshilli organizues i Epopesë së UÇK-së. Kryesues i Këshillit organizativ të Epopesë së UÇK-së do të jetë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, kryetrari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ftohen të dërgojnë nga një përfaqësues, zyra e presidentit, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe organizata e shoqërisë civile.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button