Qeveria prezanton pakon e katërt financiare

Qeveria kërkon që bankat të paraqesin raport në fund të vitit për atë se sa nga paratë e destinuara për qytetarët nga pakoja e katërt e masave për blerjen e produkteve vendore, janë shfrytëzuar për këtë qëllim. Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se bankat kanë softuer që lehtë mund t’i njohë produktet vendore kur qytetarët blejnë me kartela pagesore dhe më pas t’i selektojë ato dhe të dhënat t’ua dërgojë institucioneve. Besimi nuk u përgjigj nëse bankat kanë refuzuar shpenzimet për bërjen e kartelave të reja dhe prandaj paratë transferohen në llogarinë e transaksionit të qytetarëve që i plotësojnë kushtet për të marrë ndihmë financiare nga shteti.

“Pagesa do të bëhet me kartelë debitore si çdo pagesë tjetër. Por, në raportin e bankës është me automatizëm, si në masat e mëparshme. Për produktet për të cilat vlen masa tashmë janë regjistruar në sistemet në post-terminale dhe në banka. Kur bankat t’i kenë të dhënat nga arka fiskale për produktet që janë regjistruar në xhiro, për ato produkte ato do të ndahen në  deklaratë të veçantë- deklaroi Fatmir Besimi Ministër i Financave.

Ministri Besimi nuk shpjegoi se çfarë do të ndodhë me qytetarët që nuk kanë kartelë pagesore dhe që paratë i marrin në sportelet e bankave dhe paguajnë para në dorë. Këto gjashtë mijë denarë që i ndanë shteti nuk guxon të nxirren nga llogaria. Mbetet dilema nëse pas skadimit të afatit të shpenzimit, i cili është 31 dhjetori, nëse nuk shpenzohen të gjitha gjashtë mijë denarë për produkte maqedonase, nëse në atë rast qytetarët do të jenë të detyruar paratë e mbetura t’ia kthejnë shtetit.

“Nëse do mund t’i përdorin ato për produkte maqedonase ose të huaja, ne duhet të punojmë në faktin se promovojmë prodhimet vendore, dhe natyrisht se segmente të caktuara në pjesën e të gjitha këtyre të ardhurave që do i marrin pensionistët do duhet të dëgjohen edhe komentet e bankave- pohoi Sanja Lukarevska, drejtoreshë e DAP.

Alsat kërkoi qëndrim edhe nga Asociacioni bankar, por thonë se për këtë çështje do të përgjigjen të hënën. Arsyetimi i autoriteteve është se në këtë pako të masave nuk ka kartela pagesore sepse kanë vendosur ta eleminojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit dhe shkaktimin e rrëmujës para bankave. Rreth 300,000 qytetarë do të marrin nga gjashtë mijë denarë, edhe atë, pensionistët që kanë pension mujor deri në 15 mijë denarë, të papunët që nuk kërkojnë punë ose të papunët pasivë. Më pas, prindërit e vetëm, artistë të muzikës dhe kinemasë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, fëmijë pa prindër.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button