Shumë qytetarë ende nuk mbajnë maska, gjobat shtohen përditë

Pothuajse nëntë muaj pas regjistrimit të rastit të parë të koronavirusit në vend, një pjesë e qytetarëve ende nuk besojnë se virusi në të vërtetë ekziston. Të tjerë, megjithëse besojnë, nuk mbajnë maska mbrojtëse, e cila tash dhjetë ditë është e detyrueshme në ambiente të hapura.

Anketë

Mbajmë maskë, por tani nuk e mbajmë.

Pse?

Sepse nuk ka polici.

Pse nuk mbani maskë?

Mbajmë si jo.

Ku e keni?

Ja, në xhep.

E dini se është e detyrueshme edhe në ambiente të hapura?

Po, dhe e mbajmë.

Unë nuk besoj në këtë.

A e shihni që çdo ditë ka të infektuar dhe të vdekur?

E shoh, por nuk besoj. Kam thënë qindra herë se nuk besoj në këtë.

Gjoba për mosrespektimin e masës për mbajtjen e maskës, shallit apo shamisë është 20 euro dhe vetëm në 24 orët e kaluara, policia regjistroi 436 shkelje. Masa nuk vlen për njerëzit që merren me sport, fëmijët nën moshën gjashtë vjeçe, si dhe personat me nevoja të veçanta ose aftësi të kufizuara. Maska nuk duhet të mbani nëse jeni duke vozitur vetëm ose me familjen tuaj në makinë, as në objektet e hotelierisë ku zbatohen masat mbrojtëse, si mbajtja e distancës dhe dezinfektimi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia përveç deri në market, shkollë ose punë dhe gjatë kësaj të respektohen  të gjitha masat e mbrojtjes. Sidoqoftë, sot shumë lëvizje kishte edhe në varreza ku të krishterët ortodoksë festojnë ditën e shpirtrave. Ata thonë se gjithçka bëhet sipas protokollit.

“Bëhet nderimi i të vdekurve, sipas protokollit, gjithçka ishte në rregull, nuk ka rrëmuja, me shumë kujdes nga të gjithë njerëzit. Është e tmerrshme, gjithsesi të gjithë janë të frikësuar. Nuk ka nevojë për karantinë.”

“Që kur filloi korona, nuk ka njerëz. Ndërsa korona nuk ekziston, ky është biznes”.

Qeveria shkurtoi edhe orarin e punës për objektet e hotelierisë deri në ora 21 të mbrëmjes dhe pas kësaj ore është e ndaluar të grupohen më shumë se katër persona në ambiente të hapura. Filipçe vlerëson se tani për tani nuk ka nevojë për kufizime shtesë, dhe se efekti i masave në fuqi pritet për dy ose tre javë.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button