Qytet lundrues për 20 mijë njerëz

Qytet lundrues për 20 mijë njerëz

Një qytet lundrues që do të strehojë rreth 20 000 njerëz, po planifikohet të ngrihet në ujërat e Oqeanit Indian, vetëm 10 minuta larg ishujve Maldive. Qyteti unik do të përbëhet nga 5000 njësi lundruese, duke përfshirë shtëpi, restorante, dyqane dhe shkolla, të cilat do të lidhen më njëra-tjetrën me kanale ujore. Njësitë e para të qytetit do të zbulohen këtë muaj, ndërsa banorët e parë pritet të zhvendosen aty në fillim të vitit 2024, ndonëse i gjithë qyteti do të përfundojë në vitin 2027. Projekti i konceptuar si një arkipelag me 1190 ishuj po ndërtohet si një zgjidhje praktike për ishujt Maldive, që janë në rrezik nga ndryshimet klimatike. Tetëdhjetë për qind e sipërfaqes së tyre tokësore, është më pak se një metër mbi nivelin e detit dhe deri në fund të shekullit, pothuajse i gjithë vendi mund të zhytet në ujë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button