Qytet nëntokë për t’i shpëtuar të nxehtit

Qytet nëntokë për t’i shpëtuar të nxehtit

Nëse vizitoni Houstonin për herë të parë, mos u shqetësoni nëse qendra e qytetit të katërt më të madh të vendit i ngjan një qyteti fantazmë. Një rrjet nëntokësor tunelesh që shtrihen më shumë se gjashtë milje i jep mundësi punëtorëve të Houstonit të lëvizin nëpër qytet në një mjedis me ajër të kondicionuar 20 metra nën trotuar. Sistemi i tunelit i cili mbulon 95 blloqe, lidh zyrat në qendër të Houstonit dhe përmban restorante, dyqane, banka, zyra qeveritare, hotele, zyra mjekësh dhe shumë më tepër. Ndërsa tunelet janë të hapura për publikun gjatë orarit normal të punës nga e hëna deri të premten, tunelet përkatëse brenda sistemit janë në pronësi të ndërtesave sipër tyre. Sistemi i tunelit të qytetit filloi në vitet 1930 me një tunel të vetëm që lidhte dy kinema në qendër të qytetit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button