Qyteza në Finlandë, parajsë e festave

Babagjyshi dhe dëbora e dendur e kanë shndërruar Laplandin, një qytezë të vogël në Finlandë, në një parajsë të festave të fundvitit, duke bërë që qyteti të jetojë vetëm falë turizmit, edhe pse industria është goditur rëndë nga 2 vite pandemi. Turistë nga Spanja, Italia dhe Dubai janë mes atyre që zgjedhin Laplandin, si destinacionin e padiskutuar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Babagjyshit i dërgojnë miliona letra, nga fëmijët nga e gjithë bota. Këtë vit, numri i vizitorëve pritet të arrijë 70-80% të atyre para pandemisë koronavirus. Përpara pandemisë, në dhjetor të 2019, Laplandin e vizituan 152 mijë vizitorë të huaj, kryesisht europianë, që shpenzuan 39.3 milionë euro. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button