Rabotniçki, kampion në volejbollin e femrave

Volejbollistet e Rabotniçkit, për herë të dytë në historikun e klubit, arritën deri te titulli kampion, duke mundur skuadrën e Janta Volej me 3-2 në fitore, pasi që triumfuan në përballjen e pestë, në Shkup, me rezultat 3-0 në sete.

Në dy setet e para, Rabotniçki dominoi sfidën në përgjithësi, duke u mbyllur me rezultat 25-17 dhe 25-14, ndërsa në setin e tretë, Janta Volej rrezistoi fortë, por në fund duhej të pajtohej me humbjen, pran rezultatin 25-21.

Kujtojmë se Janta Volej kishte epërsi 2-0 në serinë finale të kampionatit vendor, mirëpo Rabotniçki regjistroi 3 fitore radhazi dhe arkëtoi titullin kampion.

Te Rabotniçki u dallua Tamara Stojanova me 8 pikë, ndërsa të Janta Volej më e mira ishte Marojeviq me 9 pikë.

(FOTO: Gol.mk)

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button