Radhë mbi 6 kilometra për të nderuar Elizabeth II, qytetarët presin deri në 9 orë

Radhë mbi 6 kilometra për të nderuar Elizabeth II, qytetarët presin deri në 9 orë

Qindra mijëra njerëz presin të nderojnë për herë të fundit mbretëreshën Elizabeth II, teksa qëndrojnë prej orësh stoikë në radhë në pritje për t’iu afruar Westminster Hall.

Sipas BBC-së, në orët e mëngjesit të së premtes radha është 6.3 kilometra e gjatë ndërsa pritjet shkojnë deri në 9 orë.

Zyrtarë të qeverisë thonë se nuk mund të japin një shifër të saktë të atyre që duan të kalojnë pranë arkivolit të monarkes së ndjerë, por pritshmëritë janë për mbi 750 mijë njerëz.

Pasi i bashkohen radhës, qytetarëve në zi u jepet një shirit më ngjyrë e numër të caktuar, i cili i lejon ata të largohen përkohësisht për të përdorur tualetin, për t’u ushqyer apo për të pirë diçka. Sakrifica këto që sipas qytetarëve janë të papërfillshme për sundimtaren që vuri në shërbim të popullit, 70 vite të jetës së saj.

Qytetarët me veshje kryesisht të errëta që hynë në hallin antik të Westminster, i ndriçuar nga llampadarë, fshinin lotët ose përkuleshin në shenjë respekti teksa kalonin pranë arkivolit me trupin e Mbretëreshës së ndarë nga jeta më 8 shtator.

Arkivoli me trupin e pajetë të Elizabeth II ruhet në çdo orë nga njësitë e truprojave të monarkisë.

Qytetarët do të kenë kohë deri të dielën për t’i thënë lamtumirën sundimtares, ndërsa të hënën mbahet funerali shtetëror. 500 krerë shtetesh e delegatë të huaj pritet të marrin pjesë, bashkë me pjesëtarët e familjeve mbretërore rreth Evropës, me shumicën e të cilëve Elizabeth ka lidhje gjaku.

LEXO EDHE:

Back to top button