Raftet e dyqaneve mbetën pa bukë, prodhuesit ndërprenë furnizimin në shenjë revolte

Raftet e dyqaneve mbetën pa bukë, prodhuesit ndërprenë furnizimin në shenjë revolte

Gazetare: Ajnur Bafqari

Vendimi i qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës, la bosh raftet nëpër dyqane pasi prodhuesit e bukës ndërprenë punën në shenjë revolte nga kufizimi i çmimit të saj në 33 denarë.

Qytetarët sot mundën të furnizohen vetëm me bukë që ka afat më të gjatë, apo që kanë mbetur nga ditët e kaluara, por edhe nga furrat më të vogla që kanë çmimin përafërsisht të njëjtë me vendimin e qeverisë.

Qytetarët e përshëndesin vendimin për uljen e çmimit, pasi vlerësojnë se çmimi i deritanishëm i bukës ishte shumë i fryrë. Ata nuk kanë aspak frikë se do të mbeten pa bukë. Thonë se do të gatuajnë në shtëpi.

“Kjo që e ulën çmimin është në rregull, siç ishte deri tani, me çmimet shumë të larta të bukës, me të ardhurat tona të ulëta…Nuk kemi frikë se po mbesim pa bukë, pasi sikur më herët, do të gatuajmë në shtëpi, do të pjekim, siç kemi bërë më herët ”.

“Le të mos prodhojnë, le të mos prodhojnë, do të marrim miell do të gatuajmë bukë. Edhe ato duhet t’i mbyllin, se a dijnë që fëmijët e atyre të vozisin vetura nga 100 mijë euro, se i njohë mirë…në shpinë të popullit janë duke u pasuru…. Një gjevrek kushton 30 denarë, sa kilogram miell duhet të futen që të prodhohet një gjevrek”.

“Do të gatuaj në shtëpi, nuk është punë e rëndë, është punë e lehtë. Secila amvise mund të gatuaj në shtëpi”.

“Nuk do të rrijnë pa prodhuar, ata kanë dobi prej kësaj. Do të ketë bukë, nuk ka problem”.

“Një thes me miell e kam në shtëpi, domethënë jemi të gatshëm të bëjmë vetë. Duhet çfarë të bëjmë, duhet patjetër të gjindemi disi”.

Disa madje thonë se kanë filluar të gatuajnë, që kur ka filluar kriza.

“Se di për vete, shtrenjtë është bërë, ne më shumë gatuajmë në shtëpi.. Që 1 vjet, prej kur ka nis kriza”.

-A po keni më shumë llogari me buk të shtëpisë?

-Mielli 1000 denarë, maja e bukës, tjetra, por prap më lirë del”.
“Sot nuk kemi blerë, se kishim prej dje prandaj”.
“Në furrë do të blej”.
“Ne marrim prej këtyre dietale, akoma është në rafte…”.

Furrat e vogla kanë vazhduar të prodhojnë bukë… Qeveria një ditë më parë miratoi vendimin për ngrirje të çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë. Prej sot këto lloje të bukës, në të gjitha furrat dhe shitoret e vendit me pakicë, do të shiten me 33 denarë për një bukë prej 450 gram. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button