Rajoni pro SHBA-së për Venezuelën, Vuçiq me kritika ndaj kapjes së Maduros

Rajoni pro SHBA-së për Venezuelën, Vuçiq me kritika ndaj kapjes së Maduros

Për dallim nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova, të cilat shprehën mbështetje ndaj SHBA-së dhe presidentit Tramp për operacionin në Venezuelë, presidenti i Serbisë hedh vrer. Aleksandar Vuçiq, kritikoi kapjen e aleatit të tij, Maduros duke thënë se është e qartë se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së nuk funksionojnë.

Vuçiq tha se Serbia “dëshiron miqësi me SHBA-në, por është detyra jonë të themi kur ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare”. Zyrtarët e Serbisë mbajnë lidhje të ngushta me Maduron, pavarësisht se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë thënë se ai nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, për shkak të parregullsive zgjedhore.

LEXO EDHE:

Back to top button