Rama: Basha e Berisha s’kanë më legjitimitet, i kam mundur e i mund sërish

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një lidhje direkte nga zyra e tij në Kryeministri, ftoi mesditën e së dielës demokratët në një bashkëbisedim. Ndërsa komentoi situatën e krijuar ditën e  djeshme në Selinë Blu, kreu i qeverisë se këtë bashkëbisedim nuk e nisi që të “përfitojë” nga situata për të tërhequr drejt vetes elektoratin demokrat, por sipas tij, ajo që ndodhi dje në Selinë Blu është turp për Shqipërinë dhe një kërcënim për opozitën.

Pas protestës nuk munduan akuza për një koordinim paraprak të mundshëm të Policisë së Shtetit dhe PD-së zyrtare, pasi forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën vetëm pasi u erdhi një thirrje nga Partia Demokratike.
Megjithatë, kryeministri i Shqipërisë e shpjegon ndryshe situatën. Sipas tij, policia nuk ndërhyri që në momentin e parë të përshkallëzimit të situatës, pasi sipas tij, të dyja palët ishin të gatshme për gjakderdhje.

“Policia nuk ka ndërhyrë, sepse si pala jashtë edhe pala brenda, papërgjegjshmërisht ishte e gatshme për gjakderdhje. Për të përdorur njerëz për viktima. Ata që kanë vulën e PD, edhe pse s’kanë legjitimetet duhet të kërkonin mbështetjen e policisë që në çastin e parë. Thonë nuk e marrim policinë se nuk duam të dukemi se jemi të Ramës, se duam të themi që Rama është me Berishën…Lojëra të rrezikshme me jetën e njerëzve, udhëheqësish të papërgjegjshëm.  Policia ishte aty. Meriton përgëzimet më të mëdha, në një situatë unikale. Kushte të rrezikshme, provokative, të ulëta, të pabesa. Prokuroria dhe policia nuk kanë bërë dallime “brenda e jashtë”.”

Sipas tij, zgjidhja më dinjitoze për Bashën dhe Berishën do të ishte një garë në të cilën anëtarët zgjedhin se cilin duan në krye.

Ndërsa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, kryeministri theksoi edhe një herë se ai i ka mundur si Berishën ashtu edhe Bashën, dhe mund t’i mundë sërish “të tre” duke nënkuptuar këtu edhe presidentin e vendit Ilir Meta.

LEXO EDHE:

Back to top button