Rama: Besoj që ndjehen mirë, delegacioni i BE-së maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë

“Kemi mundësinë të mirëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese dhe besoj që edhe komisioneri dhe delegacioni, ndihet mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë”.

Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi, pas samitit të Ballkanit Perëndimor, ku merrnin pjesë 6 liderë të rajonit. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare, tha se plani ekonomik i investimeve përbën lëvizjen më të madhe historike të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, BE-ja e ka bërë të vetën dhe është momenti që rajoni të bëjë pjesën e vet.

“Të gjithë së bashku jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi si e quan njëri apo tjetri, por ka rëndësi të çojë përpara jetësimin e 4 lirive të Europës në rajonin tonë dhe sepse ky proces është i mbështetur nga një paketë financiare në kuadrin e një plani ekonomik dhe investimesh të BE-së që për nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion të bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës rrugore, hekurudhore e portuale të interkonektivitetit dhe të gjithë sektorit të energjisë dhe digjitalizimit përbën lëvizjen më të madhe historike të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Takimi nuk ishte virtual dhe kemi mundësinë të mirëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese dhe besoj që edhe komisioneri dhe delegacionin djehet mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë dhe gjërat janë konkrete, planet e punëve janë konkrete dhe ky është momenti që BE-ja dhe KE-ja të vetën e kanë bërë plotësisht. Na takon ne të bëjmë tonën”.

LEXO EDHE:

Back to top button