Rama kujton Rugovën: Presidenti i parë i shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Ai shkruan përmes facebook-ut se Rugova ishte udhëheqësi më atipik dhe ndër të shquarit e historisë shqiptare, njofton Klankosova.tv.
”Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”.








