Rama: Parlamenti do ta cilësojë Iranin si shtet që mbështet grupe të armatosura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot se javën e ardhshme Parlamenti i Shqipërisë do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste të Iranit, shtet sponsor të terrorizmit.
Në një konferencë me gazetarët në godinën e Kryeministrisë, Rama nënvizoi se “bashkë me të do të shpallet organizatë terroriste edhe Garda Republikane e Iranit dhe Hezbollahu”.
“Sepse kjo është e vërteta! Në këto hapa nuk jemi pionierët sepse ka pasur më parë edhe partnerë, aleatë që i kanë hedhur, por është koha që ta bëjmë edhe ne këtë gjë”, tha Rama.








