Rama për Nanon: Për mua është një pikë referimi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama komentoi përpara gazetarëve dhe marrëdhënien që ai ka sot me ish-kryeministri Fatos Nano. Ai me këtë rast u shpreh se ish-kreu i PS, Fatos Nano është një pikë referimi për të dhe se herë pas here që e ndihmon me opinionet e tij sa herë që ka nevojë.

“Unë me Nanon kam një marrëdhënie që është shumë e bukur sot. Dhe e di pse është e bukur? Sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve. Ai është çuar nga tavolina e shahut me vullnet të plotë dhe ka zgjedhur të dorëhiqet. Për mua, Nano është një pikë referimi, pasi ka qenë këtu ku jam unë dhe duke qenë i zhveshur nga interesat dhe dinamikat e brendshme nga çdo aktor që është në tavolinën e shahut, ka të gjithë eksperiencën për të më dhënë opinionet e duhura kur ia kërkoj. Jam unë ai që kërkoj opinione.

E vërteta është që diferenca është që ai nuk e ka pasur një paraardhës me eksperiencën e duhur, unë e kam. Fat dhe kënaqësi që në këtë detyrë të mund të kesh bisedime me ata që kanë qenë aty më parë. Vetëm ata që kanë qenë këtu e dinë se çfarë është vetmia e majës. Të gjithë e mendojnë se në majë është bukur. Në majë je vetëm dhe erërat të fryjnë nga 4 anët”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button