Raporti i Senatit Kanadez: Islamofobia ka lëshuar rrënjë të thella në vend

Raporti i Senatit Kanadez: Islamofobia ka lëshuar rrënjë të thella në vend

Në raportin e përgatitur nga Komiteti i Senatit Kanadez për të Drejtat e Njeriut thuhet se Islamofobia ka lëshuar rrënjë të thella në vend.

Anëtarët e Komitetit u takuan me muslimanët që ishin viktima të sulmeve të urrejtjes në të gjithë vendin dhe përgatitën një raport.

Në raport, i cili do të publikohet më vonë, theksohet se numri i grupeve të urrejtjes së ekstremit të djathtë dhe anti-musliman u rrit, duke rritur kështu incidencën e urrejtjes.

“Islamofobia ka lëshuar rrënjë të thella në vend”, thuhet në raport.

Për më tepër, raporti theksoi se incidentet islamofobike përfshijnë më shumë dhunë sesa incidentet me grupet e tjera fetare.

Kryetarja e Komitetit, Salma Ataullahjan u tha gazetarëve se incidentet islamofobike janë shtuar në vend dhe fëmijët e vegjël janë dëshmitarë të tyre. Ajo tha se kjo u hapi rrugën traumave dhe konflikteve mes brezave.

Ataullahjan tha se gratë janë veçanërisht të pambrojtura në ngjarjet islamofobike. “Disa nga këta gra kishin vështirësi të merrnin fëmijët e tyre nga shkolla sepse kishin frikë të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre u pështynë. Muslimanët duhej të ecnin vazhdimisht duke shikuar pas tyre”, tregon ajo.

Në një raport të publikuar nga Statistikat e Kanadasë në mars, thuhet se krimet e urrejtjes të raportuara nga policia u rritën nga 2.646 në 2020 në 3.360 në 2021, me një rritje prej 27 për qind.

Detajet në raport treguan se krimet e urrejtjes që synojnë muslimanët dhe të raportuara në polici u rritën me 71 për qind në të njëjtën periudhë.

Në Kanada jetojnë rreth 1 milion e 775 mijë muslimanë. Ataullahjan potencoi se incidentet ishin shumë më tepër se këto shifra dhe se shumë incidente nuk janë raportuar.

Këshilli Kombëtar i Muslimanëve të Kanadasë (NCCM) në deklaratën e tij tha se ishin të kënaqur me raportin e Senatit.

Zëdhënësi i NCCM, Steven Zhou tha se “është diçka për të cilën të gjithë, kudo, duhet të punojnë”. NCCM së fundmi publikoi një raport që detajon incidentet e urrejtjes.

Raporti përfshin rastin e “mesazheve të urrejtjes” të spërkatura me sprej në një xhami të Torontos në mars, incidentin e një burri që hyri në një xhami në Montreal dhe theu xhamat me një lopatë, fyerja e muslimanëve në Komunitetin Islamik në Markham pranë Torontos dhe incident i ndalimit të dy grave muslimane në Ontario me armë zjarri.

LEXO EDHE:

Back to top button