Rast i rëndë në Shkup: 58-vjeçari në paraburgim për dhunë seksuale ndaj një 13-vjeçareje, i sekuestrohen telefoni dhe automjeti
Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me inicialet J.M. 58 vjeçar nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përdhunim ndaj fëmijës nën moshën 15 vjeçare”. Më 15 prill, 58 vjeçari ka kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajze 13-vjeçare nga Shkupi dhe e ka fotografuar atë. Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë nga Njësiti për Krime të Dhunshme – Departamenti për Delikte në SPB Shkup, personi është privuar nga liria dhe atij i janë konfiskuar një telefon celular dhe një automjet pasagjerësh “Mercedes”. Nga gjykatësi i procedurës paraprake të denoncuarit i është caktuar masa e paraburgimit.








