Reagime për kontestimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, BDI: Shfuqizimi godet stabilitetin
Reagime për kontestimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, BDI: Shfuqizimi godet stabilitetin
Ndërkohë për kontestimin e Ligjit të Gjuhëve ka reaguar edhe BDI-ja. Sipas kësaj partie çdo përpjekje për të shfuqizuar cilëndo dispozitë të ligjit, paraqet goditje të drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe paqes në vend. Nga partia e Ahmetit thonë se më i rrezikshëm do të ishte një vendim pa gjykatësit shqiptarë. “Nëse Gjykata Kushtetuese vendosë të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme dhe nuk mund të mbajmë përgjegjësi për atë që mund të pasojë, por përgjegjësia do të jetë mbi ata që kanë zgjedhur ta sfidojnë këtë paqe”, reagojnë nga BDI. /Alsat.mk