“Superman”, sfidë e rrezikshme në TikTok / Më shumë se 10 fëmijë kanë përfunduar në spital
“Superman”, sfidë e rrezikshme në TikTok / Më shumë se 10 fëmijë kanë përfunduar në spital
Nga trendi më i ri në “Tiktok” i quajtur “Superman”, më shumë se 10 fëmijë kanë përfunduar në spital me fraktura të thyera. Sfida është tejet e rrezikshme, ndërsa është bërë trend mes adoleshentëve, por edhe nxënësve të shkollave fillore. Kjo sfidë ka bërë që vetëm për disa ditë, 11 të rinj të përfundojnë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”. Sipas mjekëve, sfida të tilla janë shumë të rrezikshme ndërsa lëndimet mund të sjellin pasoja shumë më të rënda për shëndetin e fëmijëve. /Alsat.mk