Regjistrimi i popullsisë, Aziri: Burim i mosbesimit është Kushtetuta

Elmi Aziri, deputet i ASH-së, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, gjatë debatit mbi regjistrimin e popullsisë dhe besueshmërinë e Entit të Statistikave, tha se burimi i mosbesimit është Kushtetuta. Sepse në Kushtetutë po të kishte një besueshmëri të barabartë mes maqedonasve dhe shqiptarëve, atëherë besim do të kishte edhe në Entin e Statistikave.

Në Maqedoninë e Veriut në momentin kur vijmë t’i numërojmë njerëzit aty paraqitet problemi. Pse? Problemi nuk është teknik, problemi nuk është operacional, por problemi buron te Kushtetuta. Për arsye se pozita juridike-kushtetuese dhe mirënia socio-ekonomike e vendit, respektivisht raporti shtet dhe qytetar në Maqedoninë e Veriut, është i kushtëzuar nga një përqindje, që nuk ka ndodhur dhe nuk besoj se ka ndonjë rast tjetër në vend. Pra, burim i mosbesimit është Kushtetuta.

LEXO EDHE:

Back to top button