Babai i Anwar i bën një dhuratë Dukagjinit, babait të Dua Lipës

Babai i Gigi, Anwar dhe Bella Hadid dhe vjehrri i Dua Lipës Mohamed Hadid është i pandalshëm edhe në moshën 71 vjeç. Mohamed vendosi të zgjerojë biznesin e tij dhe ka lançuar pak kohë më parë një brand caviari që mban emrin e tij.

Së fundmi, miliarderi ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë edhe krushkut të tij, Dukagji Lipa. Ka qenë ky i fundit që ka publikuar një foto dje në Instastory, ku shihen dy caviar, teksa ka shkruar:

“Gjithë rruga, nga Los Angeles në Londër! Shumë dashuri për Anwar dhe Mohamed!”

Kjo foto është shpërndarë më pas edhe nga Dua, e cila ka dëshmuar se ka një super marrëdhënie me të gjithë familjen Hadid.

Si duket ata janë përshtatur shumë mirë me nusen e tyre shqiptare. Madje edhe Mohamed poston shpesh foto të Duas dhe Anwar në llogarinë e tij në Instagram.

Dua po shijon prej mëse një viti lidhjen e saj me Anwar de duken shumë të lumtur. Madje prej disa muajsh këngëtaeja është zhvendosur me të ne SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button