Rekord për flokët në formë të pemës së krishtlindjes

Rekord për flokët në formë të pemës së krishtlindjes

Parukieri sirian vendos rekord botëror Guinness për modelin më të lartë të flokëve. Dani Hiswani stilizoi flokët e një gruaje që arrinin 2,9 metra në Dubai. Gruaja mbante një përkrenare që kishte tre shtylla të vogla që qëndronin drejt. Hiswani përdori paruke dhe zgjatime flokësh dhe madje shtoi dekorime të tilla si toptha në flokë pasi ai donte që ato t’i ngjanin një peme Krishtlindjesh. Hiswani është stilist i njohur pasi ka 18 vjet që punon në këtë industri. Hisuani beson se stilimi i flokëve është një formë arti. Dani kishte krijuar më parë një pemë të vogël Krishtlindjesh për një grua dhe donte të sfidonte veten duke krijuar modelin më të lartë të flokëve në formën e pemës së Krishtlindjeve duke arritur rekordin Botëror Guinness.

LEXO EDHE:

Back to top button