Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton ditë më parë paralajmëroj se është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor

Ndërsa, së fundmi reperi nga Ferizaj ka bërë të ditur edhe kohën e lansimit të këngë që mban titullin “Adrenalina”.

Ai ka postuar një video të shkurt nga studio muzikore përmes të cilës ka njoftuar se projekti do të lansohet të premten, më 16 shtator.

Foto: 2 Ton/Instagram

“Adrenalina, të premten”, ka shkruar rap-artisti në mbishkrimin e postimit që ndau me fansat në Instagram.

Ndërkohë, “Emocionona” mban titullin kënga e fundit e 2 Tonit që u publikua në fillim të muajit gusht dhe deri më tani ka grumbulluar gati gjashtë milionë klikime në YouTube.

Në anën tjetër, gjatë sezonit veror reperi ka qenë mjaft i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri.

LEXO EDHE:

Back to top button