Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në shumë akse rrugore

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në shumë akse rrugore

Gazetar: Avni Tahiri

Reshjet e borës shkaktuan ndalesë të qarkullimit të mjeteve të rënda në rrugën nga Gostivari deri në Strazhë dhe rrugën nga Mavrova për në Dibër, ndërsa është ndaluar edhe qarkullimi i autobusëve në vendkalimet kufitare “Jazhincë”, “Qafë Thanë” dhe në Kodrën e Diellit, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Nga Lidhja auto moto gjithashtu informojnë se për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të mëdha të borës nga ora 08:40 është ndaluar qarkullimi i autobusëve dhe automjeteve të rënda në pikën kufitare “Jazhincë”, ndërsa për automjetet e tjera është e detyrueshme mbajtja e pajisjeve dimërore.

Ndërsa nga Qendra për Menaxhimin me Krizave njofton se për shkak të reshjeve intensive të borës, nga ora 08:45 rruga nga Struga drejt vendkalimit kufitar “Qafë Thanë”, është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda.

Nga ndëmarrja “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për vozitje të kujdesshme të automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
E mira e reshjeve të bores është se mundëson rihapjen e sezonit të skiimit në Kodër të Diellit. Sipas drejtorit të kësaj pike turistike Adem Avziu, po bëhen përgatitjet vazhdimisht, siç është shtypja e borës dhe grumbullimi i së njëjtës, ndërsa në gjendje gatishmërie për punë janë edhe ski-liftet e pistave të skijimit, të cilët, nëse nuk do të ketë erë do lëshohen në përdorim.

Nga Drejtoria e Rrugëve të Maqedonisë, po ashtu kanë informuar se makineritë e pastrimit, tashmë kanë kaluar disa herë në aksin rrugor Tetovë – Kodër të Diellit, megjithatë, shkaku i reshjeve të vazhdueshme të borës, nga kjo drejtori rekomandojnë vozitësit e automjeteve mbajtjen e pajisjeve dimërore./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button