Revolucion në martesë: Burrat në Afrikën e Jugut mund të marrin mbiemrin e… GRUAS!

Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut ka vendosur se burri mund të marrë mbiemrin e bashkëshortes duke rrëzuar një ligj që më parë e ndalonte.

Duke sjellë fitore për dy çifte që ngritën çështjen, gjykata vendosi se ligji ishte diskriminim gjinor. Henry van der Merwe nuk u lejua të merrte mbiemrin e bashkëshortes, Jana Jordaan, kurse Andreas Nicolas Bornman nuk mund ta shtonte mbiemrin Donnelly të bashkëshortes, raportoi televizioni vendas.

Tani parlamenti duhet të amendojë Aktin e Regjistrimit të Lindjeve dhe Vdekjeve, bashkë me nenet e tij, që vendimi të hyjë në fuqi. Dy çiftet thanë se ligji ishte i vjetër dhe patriarkal duke shkelur të drejtat e barazisë të gdhendura në kushtetutën e pranuar nga Afrika e Jugut.

Ata e çuan çështjen në Gjykatën e Lartë, por i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të konfirmonte vendimin. Një trupë ligjore, Shoqata e Avokatëve të Shtetit të Lirë, iu bashkuan çështjes për të mbështetur dy çiftet.

Sipas tyre, me kufizimin e së drejtës së një burri për të marrë mbiemrin e bashkëshortes, ligji paraqiste stereotipe të dëmshme dhe u mohonte burrave një zgjedhje që gratë mund ta bëjnë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë dhe Zhvillimit Kushtetues nuk e kundërshtuan aplikimin e dy çifteve.

LEXO EDHE:

Back to top button