Rihanna bëhet zyrtarisht miliarderja më e re në Amerikë

Rihanna bëhet zyrtarisht miliarderja më e re në Amerikë

Rihanna tani është miliarderja më e re në SHBA – duke e rrëzuar Kim Kardashian nga froni.

Këngëtarja 34-vjeçare së fundmi hyri në listën vjetore të “Forbes” të femrave të ‘vetë-bëra’ më të pasura në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke u renditur në vendin e 21-të në përgjithësi. Ajo është e vetmja miliardere nën 40 vjeç në listë.

Miliarderja tjetër më e re në listën e Forbes është Kardashian, 41 vjeç, e cila ka një pasuri neto prej 1.8 miliard dollarësh (1.7 miliard euro).

Foto: Rihanna/Instagram

Kylie Jenner e cila në moshën 24-vjeçare – u kurorëzua miliarderja më e re e “Forbes” në vitin 2018, iu heq titull pas një ri-llogaritjeje të vlerës së saj neto. Pasuria e saj neto aktualisht është 600 milionë dollarë ( mbi 585 milionë euro)

Pasuria neto e Rihannës tani është 1.4 miliard dollarë (1.3 miliard euro), që është vetëm pjesërisht nga karriera e saj e suksesshme muzikore.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga sipërmarrjet e saj, duke përfshirë Fenty Beauty, Fenty Skin dhe Savage X Fenty, shkruan New York Post.

Në mars, Bloomberg raportoi se kompania e të brendshmeve Savage X Fenty po punonte me këshilltarët për një ofertë publike fillestare që mund ta vlerësonte kompaninë në 3 miliardë dollarë (2. 8 miliardë euro) ose më shumë, Rihanna zotëron 30 për qind të asaj kompanie.

Fituesja e nëntë herë të çmimit “Grammy” zotëron gjithashtu 50 për qind të Fenty Beauty, i cili u lansua në 2017 dhe solli 550 milionë dollarë (536 milionë euro) të ardhura në vitin 2020. Konglomerati francez i modës luksoze LVMH zotëron gjysmën tjetër të kompanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button