Rikthehet Joker

Klouni më i famshëm rikthehet sërish! Todd Phillips, skenaristi dhe regjisori i “Joker” postoi në llogarinë e tij në Instagram se po punohet për filmin “Joker 2”, por këtë herë do të ketë një ndryshim të vogël. Filmi do të titullohet “Joker: Folie a Deux”.

Todd Phillips ka ndarë informacionin për filmin e dytë me anë të dy fotove. Në foton e parë është i shkruar titulli i ri, ndërsa në foton e dytë shfaqet aktori i Joker, Joaquin Phoenix duke lexuar skenarin. Fotoja ku paraqitet aktori jep gjithashtu konfirmimin se ai do të aktrojë sërish në rolin e Jokerit.

LEXO EDHE:

Back to top button