Rikthehet kometa, s’është parë 80 mijë vite

Rikthehet kometa, s’është parë 80 mijë vite

Një kometë që nuk është parë që nga koha kur njerëzit e antikitetit lanë për herë të parë Afrikën, 80 mijë vite më parë, pritet t’i rikthehet rrugës së saj drejt Tokës. Dhe, sipas astronomëve, ajo mund të shihet me sy të lirë. Kometa u zbulua nga katër teleskopë në Afrikën Jugore, Kili dhe Hawaii. Kometa është aktualisht duke lëvizur me mbi 180 mijë orë mes Saturnit dhe Jupiterit. Pritet që objekti qiellor të shihet në planetin tonë në tetor 2023. Nuk dihet shumë rreth kësaj komete ndërsa të dhënat tregojnë se është një objekt shumë i madh, që do të kalojë në përpara diellit përpara se të bëhet e dukshme për syrin tonë. Kometat nisin të shkrinë ndërsa i afrohen diellit duke lëshuar një rrjedhë gazi dhe pluhuri që shpërndahet nga rrezatimi diellor dhe plazma duke formuar atë që njihet si bishti i kometës.

LEXO EDHE:

Back to top button