Rikthehet Rihanna! Publikon këngën e re

Rikthehet Rihanna! Publikon këngën e re

Rikthehet diva e muzikës pop Rihanna. Këngëtarja më në fund ka publikuar pas 6 vitesh këngën e saj më të re të titulluar “Lift Me Up”, muzika e saj e parë ‘solo’ që nga albumi “Anti” që u publikua në vitin 2016.

Kënga është paraqitur në kolonën zanore të vazhdimit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe i kushtohet aktorit të ndjerë Chadwick Boseman.

Rihanna paralajmëroi për këngën disa herë në fillim të javës dhe ditën e djeshme njoftoi datën e publikimit së bashku me një portret bardh e zi. Artistja dhe partneri i saj ASAP Rocky disa ditë përpara publikimit të këngës morën pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Angeles.

Kjo ishte dalja e parë në tapetin e kuq për çiftin që kur ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, në maj të këtij viti. “Lift Me Up” erdhi për fansat e themelueses së “Fenty Beauty”, të cilët nuk kanë dëgjuar asnjë muzikë të re nga ylli që nga albumi i saj i 8-të.

LEXO EDHE:

Back to top button