Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj prej kohësh është zhvendosur në Greqi atje ku po jeton dhe punon për projekte të reja bashkë me partnerin e saj, Sin Boy.
Rina e cila ka kohë që nuk ka mbajtur koncert në Kosovë, këtë e ka bërë në Greqi ku bashkë me shumë emra të njohur atje është bërë pjesë e një festivali.

Artistja e shumë hiteve ka shkëlqyer me paraqitjen dhe performancen atje, ndërsa së fundmi edhe ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram.
“Zhytur në kristale swarovksi”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve.









