Ristevska Jordanova: Proceset politike në BE reflektohen edhe te ne, nuk ka disponim për anëtarë të rinj

Nuk ka disponim për zgjerim në Bashkimin Evropian, thotë Malinka Ristevska Jordanova, eksperte për çështjet evropiane në paraqitjen e sotme të saj në emisionin “200” në Alsat. Siç thotë ajo, në bllok ndodhin procese komplekse politike, që kanë pasoja mbi ne.

BE nuk ka as disponim, e as strategji realiste për zgjerimin, megjithëse ka miratuar një strategji të re, se si t’i qasen zgjerimit. Realisht, nuk ka disponim te vendet kryesore anëtare, veçanërisht duke pasur parasysh atë që po ndodh me anëtarët e reja. Ju keni boshllëqe të forta brenda grupit Kristian Demokrat, i cili është një nga udhëheqësit në BE, duke u kthyer në të djathtën ekstreme. Ata madje nuk dinë çfarë të bëjnë as me anëtarët e tyre, edhe ata luftojnë për ti kontrolluar ato procese. Shumë procese komplekse po ndodhin brenda, dhe mendoj se është problem i politikës brenda BE-së, e cila ka pasoja mbi ne,” tha Ristevska Jordanova.

LEXO EDHE:

Back to top button