fbpx

Rita Ora bën gjestin e madh, do të ndihmojë fëmijët e prekur nga Covid 19


Prej disa muajsh Covid-19 ka gjunjëzuar botën, duke shkaktuar një krizë të thellë shëndetësore dhe ekonomike. Aktualisht, janë 213 shtete të prekura nga virusi, dhe numërohen 19,115,986 të infektuar dhe 713,901 të vdekur.

E padyshim, sikurse e përmendëm në fillim shumë njerëz po kalojnë një periudhë shumë të keqe financiare, ndikuar nga pandemia që ka goditur rëndë ekonominë dhe shumë sektorë të saj. Në kuadër të kësaj krize, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka ndërmarrë një iniciativë shumë domethënëse.

Në bashkëpunim me UNICEF, ajo ka organizuar një koncert në shtëpi, për të ndihmuar fëmijët që janë prekur më shumë nga Covid-19. Këngëtarja u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, të dhurojnë aq sa kanë mundësi dhe kjo bëhet online, duke klikuar në linqet përkatëse.

Është një nder i madh të performojë nga shtëpia ime për të mbështetur thirrjen më të madhe të @ unicef_uk në histori !!! Ju lutemi dhuroni gjithçka që mundeni në linkun në bio-n time !! ❤️❤️

Në të gjithë botën, Coronavirus po shkatërron gjithçka. Po mbyll shkollat, po ndalon foshnjat të bëjnë vaksina dhe të po e bën jetën në zonat e varfëra edhe më të vështirë. Një brez i tërë fëmijësh janë në rrezik dhe unë ju bëj thirrje që të dhuroni çfarë të mundeni 💞

LEXO EDHE:

Back to top button