Rita Ora bën “twerk” në ndejë me miqtë, teksa miku i saj pushon në gjoksin e këngëtares

Rita Ora bën “twerk” në ndejë me miqtë, teksa miku i saj pushon në gjoksin e këngëtares

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, ku mund të shihet herë pas here në paraqitjet provokuese.

Së fundmi, 31-vjeçarja bëri të ditur se ka kaluar një natë jashtë me shoqërinë, gjatë qëndrimit të saj aktual në Paris.

Në një video e cila është shpërndarë në InstaStory nga miku i saj Alex Sossah, Ora mund të shihet duke bërë ‘twerk’ dhe lëvizje provokuese para kamerës.

Ndërkohë, më pas ajo pozoi në një tjetër pozë më provokuese me mikun e saj, artistin Alex Sossah.

Ky i fundit mund të shihet duke mbështetur kokën te gjoksi i Ritës, teksa kjo e fundit, teksa kjo e fundit e mban në krah.

Kujtojmë që Rita ka njoftuar fansat e saj se këtë shtator do të jetë në Shqipëri, për një koncert gjigant në Tiranë.

Koncerti do të jetë falas për të gjithë dhe do të jepet në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button