Rita Ora dhe bashkëshorti i saj punojnë me Daniel Craig për projektin e ri

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj punojnë me Daniel Craig për projektin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po bashkëpunon gjithnjë e më tepër me bashkëshortin e saj regjisor, Taika Waititi.

Teksa së bashku do të prezantojnë të dielën eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, çifti kanë realizuar edhe një tjetër projekt së bashku.

Bëhet fjalë për një reklamë të realizuar për vodkën e famshme “Belvedere”, me protagonist aktorin internacional Daniel Craig.

Foto: Rita Ora/Instagram

Taika është kujdesur për regjinë e reklamës, gjersa Rita Ora është kujdesur për pjesën muzikore të saj.

E lumtur për punën e përbashkët, Rita ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga prapaskenat dhe një video të shkurtër të reklamës me Craig.

“Urime Taika Waitit dhe Daniel Craig. Kaq e lumtur të isha pjesë e kësaj dhe të kompozoja një këngë me Kamille dhe Invisible Men Uk për ‘Belvedere’ dhe të argëtohesha me një prej reperëve të mi të preferuar të të gjitha kohërave, Giggs”, ka shkruar 31-vjeçarja në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button