Rita Ora merr vëmendjen me fotografitë e fundit, ndërsa shfaqet në poza joshëse
Rita Ora merr vëmendjen me fotografitë e fundit, ndërsa shfaqet në poza joshëse
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të jetë shumë aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo publikoi disa fotografi shumë atraktive për ndjekësit e saj në Instagram, ku është shfaqur në disa poza mjaft tërheqëse.
Ajo është dukur mjaft tërheqëse e veshur me pantallona ngjyrë kafe dhe bluzë të shkurtër, ndërsa ka vënë në pah linjat e saj atraktive trupore.

“Mjaltë bejbi”, shkroi këngëtarja me origjinë nga Kosova në mbishkrimin e fotografive, duke marrë kështu vëmendjen e fansave me këtë paraqitje.
Rita përndryshe konfirmoi së fundmi se është duke punuar në albumin e saj të tretë, i cili do të vijë shumë shpejt për fansat e saj.

Deri më tani ajo nuk ka publikuar ndonjë këngë të re këtë vit, por që sigurisht ka rezervuar diçka të mirë për fansat gjatë muajve në vazhdim.








