Rita Ora në rolin e mbretëreshës së zemrave në filmin e ri të Disneyt

Rita Ora në rolin e mbretëreshës së zemrave në filmin e ri të Disneyt

Artistja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të luajë rolin e “mbretëreshës së zemrave”, me filmin e ri, ”Descendants: The Rise Of Red”, të produksionit të mirënjohur Disney.

Filmi, që do të jetë i katërti me radhë në serinë e filmave “Descendants”, që flasin për fëmijë e karaktereve klasike të Disneyt, do të lansohet më 12 korrik.

33 vjeçja do të portretizojë karakterin e njohur si “Mbretëresha e Zemrave” nga përralla “Liza në botën e çudirave”, në një version të ri që po bën Disney.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ora përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram.

“Të gjithë ta përshëndetni ‘mbretëreshën e zemrave’. ‘Descendants: The Rise Of Red’, film origjinal nga Disney do të dalë më 12 korrik në DisneyPlus”, ka shkruar ajo pasi ndau disa fotografi nga shesh xhirimi.

Kjo mbretëreshë përshkruhet si shpirtligë dhe e keqe, e cila sundon tokat e mbretërisë së çudirave me ironi.

Në këtë film, “mbretëresha e zemrave”, është nëna e personazhit Red, rolin e të cilës do ta luajë aktorja Kylie Cantrall, kurse Malia Baker do ta luajë rolin e Chloes, vajza e perfeksionuar e Hirushes.

Në këtë film rrugët e Chloes e Redit do të bashkohen kur do të ju duhet të bëjnë një udhëtim në kohë në mënyrë që të zbulojnë se çfarë e ka bërë nënën e Redit, (mbretëreshën e zemrave), të jetë kaq e ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button