Rita Ora ka zbuluar se ngrirja e vezëve të saj ishte ‘gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë’ në një intervistë së fundmi.
Këngëtarja, 31 vjeçe, tregoi se do t’i pëlqente të kishte një familje të madhe, ndërsa po ashtu foli për romancën e saj me të dashurin, Taika Waititi, 46 vjeç, duke thënë se ajo “nuk priste të gjente dashuri” me të.
Rita e lindur në Kosovë ngriu vezët e saj në moshën 24-vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27-vjeçare pasi kërkoi këshillën e mjekut të saj.
Duke folur për The Independent, Rita shpjegoi për procesin dhe vendimmarrjen e saj, duke theksuar se do të donte të kishte një familje shumë të madhe, shkruan DailyMail.
“Mendoj se si gra, ne e bëjmë këtë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse ndiejmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, a thënë Rita.
Ajo foli po ashtu për të dashurin e saj producent Taika, të cilin e takoi në Australi gjatë xhirimeve të The Voice në prill 2021.










