Rita Ora përfundon edhe në librat shkollorë në Spanjë

Thyerja e rregullave të pandemisë nga Rita Ora shkaktoi bujë të madhe në media vitin që lamë pas. Këngëtarja organizoi një festë madhështore me rastin e ditëlindjes së saj dhe më pas udhëtoi drejt Egjiptit e u kthye sërish në Londër pa kryer testin e Covid-19. Për shkak të shkeljes së rregullave këngëtarja mori një gjobë ta majme dhe u detyrua të kërkonte falje publikisht.

Kjo i hapi jo pak probleme asaj, mirëpo në fund të fundit ajo mbetet padyshim një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe kjo s’do mend pasi sukseset e saj janë të shumta në këto vite karrierë.

Dhe që thoni ju së fundmi po bën xhiron e rrjetit lajmi se Rita Ora duket ka përfunduar në librat shkollorë në Spanjë. Një person ka zbuluar përmes një statusi në Twitter fotografinë e Ritës në librin e anglishtes për shkollën e mesme.

Në një faqe ku shkruhet për kohët e ardhme, shfaqet një imazh i këngëtares shqiptare kur ishte nxënëse e shkollës “Sylvya Young Thatre Schoool”, në Londër.

“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të anglishtes së Shkollë së Mesme”, -ka shkruar një spanjoll në Twitter.

Ky status është shpërndarë edhe nga nëna e këngëtares, Vera Ora në Instastory, duke mos e fshehur krenarin dhe lumturinë për të bijën.

LEXO EDHE:

Back to top button