Rita Ora shijon muajin e mjaltit në vendlindjen e burrit

Rita Ora i nxiti fansat e saj në Instagram, duke i bërë të pyesin nëse fotografitë që ka publikuar së fundmi janë nga muaji i mjaltit – mes spekulimeve se ajo është martuar fshehurazi.

Këngëtarja me famë botërore publikoi në Instagram disa fotografi nga vizira e saj e fundit në Wellington, Zelanda e Re, shkruan The Mirror.

Qielli blu dhe oqeani në bregdetin e jashtëzakonshëm ishin aty në prapavijë, teksa ajo tregoi brendësinë mahnitëse të apartamentit ku ajo po qëndron.

Foto: Rita Ora/Instagram

Por nuk ishte e gjitha relaksimi – kishte një pamje të brendshme të një studioje muzikore, gjithashtu pas spekulimeve të fundit se ajo në përfundim e sipër të albumit të saj të ri.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Dy ditët e fundit isha kaq në këtë moment dhe tani jam kthyer! Qëndroni të sintonizuar”.

Kështu, 31-vjeçarja i bëri fansat të pyesin nëse udhëtimi i saj i vogël në anën tjetër të botës ishte muaji i saj i mjaltit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” ka refuzuar të komentojë spekulimet mbi martesën e saj të shumëpërfolur me regjisorin e lindur në Zelandën e Re, Taika Waititi, që thuhet se ndodhi në fillim të këtij muaji.

Dyshja thuhet se kanë shkëmbyer betimet në një ceremoni intime dhe “speciale” të mbajtur në Londër disa javë më parë.

Rita, 31 vjeçe, dhe regjisori, 46 vjeç, mësohet se kanë qenë në një lidhje që nga viti i kaluar dhe burimet thonë se dashuria e tyre u rrit pothuajse menjëherë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Thashethemet për fejesën e tyre qarkullonin në mediat rozë prej muajsh. Tani, është spekuluar se çifti janë martuar.

Është pohuar se dasma e tyre ishte një ngjarje intime, megjithëse çifti thuhet se po përgatisin një “ceremoni të madhe të stilit të shoubizit”, për të kremtuar dasmën e tyre me më shumë të ftuar.

As Rita dhe as partneri i saj nuk i kanë konfirmuar apo mohuar lajmet që kanë qarkulluar rreth martesës.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa të dashuruar janë marrëzisht”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private që të jetë e mundur dhe nuk donte të bënte një këngë dhe vallëzim të madh për dasmën”.

Rita tani do të quhet Zonja Waititi-Ora. Miku i saj i ngushtë dhe stilisti i flokëve James Brown u duk se konfirmoi se ajo ishte martuar tashmë.

53-vjeçari me banim në Londër publikoi një fotografi me këngëtaren shqiptare në InstaStory, ku shkroi në mbishkrimin e saj: “Urime zonja Waititi Ora”.

LEXO EDHE:

Back to top button