“Rithemelimi” në protestë

“Rithemelimi” në protestë

Partia Demokratike e Rithemelimit në Shqipëri, e mbështetur dhe nga aleatët e saj opozitar, ka paralajmëruar protesta, në 20 shkurt.

Opozitarët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në protesta ku do të protestohet për të drejtat e shqiptarëve, për një shtet që respekton kushtetutën, parlamentin dhe parlamentarizmin.

Opozita është bërë bashkë, përjashtuar partitë PDIU, LZHK dhe PD-në zyrtare të Lulzim Bashës. Fatmir Mediu, kryetar i partisë opozitare republikane, gjatë një takimi, ka paralelizuar 20 shkurtin me datën e njëjtë të vitit 1991, ku përmbysën monumentet e diktaturës dhe sollën frymën e demokracisë.

“Ashtu siç janë çuar në 20 Shkurt 1991 për të përmbysur monumentet e diktaturës, është sot për të mposhtur pikërisht sjelljen e njëjtë nga njerëz që nuk kanë interesin e Shqipërisë, por interesin e tyre”, tha Fatmir Mediu- deputet i opozitës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button