Rona Nishliu ka ditëlindjen, me një foto na tregoi portretin e familjes së saj

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Rona Nishliu, festoi ditëlindjen e saj, kësaj here më e plotësuar se në çdo ditëlindje tjetër.

Kjo sepse kjo ditëlindje e gjeti Ronën me dy bekime, vajzën Noa dhe të voglin Bardhyl.

Si rrallëherë, këngëtarja qerasi ndjekësit në Instagram me një pozë të veçantë të portretit familjar, ku shkroi disa fjalë domethënëse.

“Vitet ikin e ne po rinohemi

Befasitë më të këndshme, përherë nga familja! Faleminderit që kujtoheni për mu edhe atëherë kur jam e sigurtë se më keni harru. Ekip i mirë burri dhe nana ime. Gjithashtu faleminderit dhe gjithë juve për fjalët e ëmbla dhe dedikimet. I’m happiest with you all #bdaymama“

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë në korrik të 2019-tës, kur solli në jetë vajzën e saj. Pak muaj para se vogëlushja të vinte në jetë, Rona kurorëzoi me martesë në fshehtësi të plotë dashurinë e saj me partnerin, për të cilin kemi shumë pak informacione. Këngëtarja e ka mbajtur gjithmonë jetën e saj private larg vëmendjes mediatike dhe ndaj e kemi parë të shfaqet shumë rrallë edhe në rrjete sociale me njerëzit e saj më të afërt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu)

LEXO EDHE:

Back to top button