Ronela Hajati ka gati edhe këngën tjetër, kjo është data e publikimit

E kishim pritur prej kohësh dhe më në fund Ronela Hajati u rikthye! Pak ditë më parë këngëtarja publikoi projektin e saj të parë të albumit “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit.

Kënga e parë, që shënon edhe rikthimin në muzikë të Ronelës pas një mungese gati 1-vjeçare, mban titullin “Prologue”. Videoklipi i këngës është punuar me detaje dhe po ashtu është kujdesur edhe Ronela për pamjen e saj. Këngëtarja shfaqet me tre pamje të ndryshme, ndërsa kënga e saj është mjaft ritmike, ndaj u kthye menjëherë në hit!

Ashtu siç kishte lajmëruar edhe më herët, Ronela është kujdesur vetë si për muzikën po ashtu edhe për tekstin e “Prologue”. Ajo ka treguar më parë se “Prologue” shpreh dualizmin e personaliteteve dhe luftën me veten për të mos pranuar asnjëherë humbjen.

Por prisni se ka akoma! Në datën 10 të këtij muaji, Ronela do të publikojë këngën e re të titulluar “Shumë i mirë” dhe jemi kaq kuriozë ta dëgjojmë sa më parë!

Gjithashtu në fund të majit dhe fillim të qershorit ajo ka zbuluar se do të dalin e 2 këngë të tjera që do të jenë bashkëpunime, por emrat e artistëve nuk i ka treguar akoma.

Më pas në muajin shtator ajo do të publikojë pjesën e dytë të albumit, që po ashtu do të përmbajë 5 këngë të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button