Ronela Hajati kritikohet për peshën e madhe, organizatorët e Eurovisionit paralajmërojnë masa ndëshkuese

Ajo ishte e para që doli në skenën e Pala Olimpico për provat e shfaqjes dhe gjithashtu e para që u pushtua nga kritikat. Në të vërtetë, ato që kanë vënë në shënjestër Ronela Hajatin, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2022, janë fyerje të vërteta, tallje, karikatura të këngëtares, të sulmuar nga urrejtësit për pamjen e saj fizike.

Ronela Hajati gjatë provave të Eurovision 2022 (Foto: Ronela Hajati/Instagram)

Ajo me ironi tha: “Eurovisioni? Shfaqje familjare”. Pak ditë pas performancës së saj të parë, organizatorët e EBU janë të detyruar të dalin me një qëndrim, duke thënë se “diskriminimi në kontekstin e konkursit të këngës nuk do të tolerohet”, shkruan e përditshmja italiane La Repubblica.

Ronela Hajati gjatë provave të Eurovision 2022 (Foto: Ronela Hajati/Instagram)

Motori i polemikave në lidhje me ngjarjen televizive më të ndjekur (jo sportive) në botë tashmë po funksionon me shpejtësi. Paralelisht me turpërimin e trupit ndaj Ronelës, në rrjetet sociale kanë nisur edhe sulmet frontale ndaj makinerisë së EBU (Unioni i Transmetuesve Evropianë të cilët edhe organizojnë Eurovisionin) për mënyrën se si po menaxhon sharjet dhe fyerjet ndaj konkurrentëve.

foto: RonelaHajati/fb

Kjo klimë e helmuar e bindi EBU-në për nevojën e një deklarate publike, ku thuhet: “Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz i arritur nga abuzimi në internet që u është drejtuar atyre për të cilët punojnë fort për të prodhuar shfaqjen e këtij viti”.

Jo vetëm kaq, EBU flet për sulme që janë nisur “edhe në llogaritë e tyre personale në rrjetet sociale”. Dhe deklarata shkon deri aty sa të paralajmërojë “këdo që kapërcen kufirin: çdo sjellje e paligjshme do të bllokohet menjëherë dhe në raste të rënda, ne do t’i denoncojmë personat e tillë tek autoritetet kompetente vendore”.

LEXO EDHE:

Back to top button